Taksa Progresive
Një taksë progresive është taksa në të cilën norma e taksës rritet si e tatueshme kur rritet edhe shuma e bazës. Termi "progresiv" përshkruan efektin e shpërndarjes mbi të ardhurat ose shpenzimet, duke iu referuar normës ku ajo përparon nga më e ulëta tek më e larta, dhe norma mesatare tatimore është më e ulët se norma tatimore margjinale. Ky term mund të aplikohet për tatimet individuale apo për të gjithë sistemin tatimor; me një afat kohor: një vjeçare, shumë vjeçare, ose e përjetshme. Taksa progresive ka për qëllim të reduktojë incidencën e taksave tek njerëzit për tu ofruar atyre një mundësi për të paguar më pak. Në këtë mënyrë taksat e larta të zhvendosen tek individët apo bizneset me të ardhura të larta. E kundërta e një takse progresive është një taksë regresive, ku norma e taksës relative, ose barra rritet teksa mundësia e një individi për ta paguar atë zvogëlohet.
Ky term aplikohet shpesh mbi taksat e të ardhurave personale, ku personat me më tepër të ardhura paguajë një përqindje më të lartë taksash sesa ata që marrin më pak të ardhura. Kjo gjithashtu aplikohet për të rregulluar bazën tatimore, duke përdorur përjashtimin taksor, kredinë taksore, apo tatimin selektiv që krijon efektin progresiv të shpërndarjes. P.sh, TVSH-ja mbi shitjen e mallrave të luksit apo përjashtimin e nevojave themelore që mund të përshkruhet se ka efekte progresive pasi rrit barrën e taksës sipas konsumit apo të ulë barrën e taksave rrespektivisht.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aplikimi më i hershëm i njohur i taksimit progresiv u zhvillua në Angli në shekullin e 14. Në Shtetet e Bashkuara, tatimi i parë progresiv mbi të ardhurat u themelua nga Akti i të Hyrave në vitin 1862, ku u nënshkrua një ligj nga Presidenti Abraham Lincoln dhe u shfuqizua Taksa e Sheshtë jetëshkurtër e përfshirë në Aktin e të Ardhurave të vitit 1861
Normat tatimore margjinale dhe efektive
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Norma tatimore mund të shprehet në dy mënyra të ndryshme: Norma Margjinale: E shprehur si normë për çdo njësi shtesë të ardhurash ose shpenzimesh. Norma efektive: Ku totali i tatimeve të paguara ndahet nga të ardhurat e përgjithshme ose shpenzimet.